Sigurimi i mjeteve të arritshme për të mbështetur një mendje dhe trup të shëndetshëm
Mendje e Qeshur është platforma e parë për fëmijët në Shqipëri e përqendruar te Edukimi Fizik, Vetëdija dhe Mirëqenia që siguron mjete të arritshme gjatë gjithë jetës për të mbështetur trupa dhe mendje të shëndetshme. Mendje e Qeshur u krijua në vitin 2020 nga ekspertët e mirëqenies Prof. asoc. dr. Rauf Dimraj dhe Jimena Lujan në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Sportit Shkollor dhe është sponsorizuar nga
Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.
Edukimi Fizik
Joga
Vetëdija
Frymëmarrja
Ushqimi
Misioni Ynë
Misioni ynë është të zgjerojmë edukimin fizik dhe mirëqenien në sistemin arsimor parauniversitar, për një formim të shëndetshëm, metabolik, funksional dhe strukturor të fëmijëve si një udhëzues praktik që krijon bazën për zhvillimin e vetëdijes, edukimit fizik e sportiv, duke garantuar progres fizik, psikologjik, intelektual, ekonomik, produktiv, social dhe një shoqëri me mirëqenie të shëndetshme, e duke mbështetur “Luftën kundër bullizmit" për të krijuar një mendësi të re të shëndetshme.

NE JEMI 100%
JO-FITIMPRURËS
Udhëheqësit

Rauf Dimraj
Ekspert Shkencor dhe Bashkë-Krijues
Rauf Dimraj i diplomuar inxhinier elektronik dhe mësues për edukimin fizik, është lektor, specialist i fiziologjisë së ushtrimit fizik dhe sportit si dhe mban titullin Prof. asoc. dr. i shkencave sportive. Ka qenë vrapues kampion-kombëtar 800-1500m në Shqipëri dhe drejtues në institucione të ndryshme sportive. Ëndrra e tIj është institucionalizimi i rolit të mësuesit të edukimit fizik, si personaliteti më i çmuar për zhvillimin e shëndetit të kombit.
Aktualisht shëndeti mendor dhe fizik i të rinjve është një problem kryesor
Ndërgjegjësimi dhe aftësia fizike janë provuar se çojnë në vëmendje më të mirë, kujtesë, rregullim dhe sensibilizim të emocioneve dhe mund të udhēheqin në uljen e stresit, ankthit dhe depresionit, aftësi më të mira akademike, aftësi sociale dhe vetëvlerësim.

Jimena Lujan
Eksperte, Bashkë-Krijuese dhe Ideatore e konceptit digjital
Mësuese Yoga e çertifikuar, e specializuar për Fëmijët dhe për Yoga me nevoja të veçanta. Përveç kësaj Jimena është një life coach (Udhëheqës në Jetë) dhe organizatore seminaresh e pasionuar pas zbulimit të vetvetes dhe zgjedhjeve që ndryshojnë jetën.
PUNO ME NE
Nëse jeni staf i shkollës, mësues, prind, student, organizatë, udhëheqës civil apo palë e interesuar dhe dëshironi të punoni me ne, lutemi kontaktoni
NA MBËSHTETNI
Donacionet janë një kontribues i rëndësishëm për të ndihmuar në arritjen e qëllimeve tona
BËHUNI PARTNER
Jemi gjithmonë në kërkim të partneritetit me organizata me të njëjtin mendim që janë të apasionuar për të marrë qasje proaktive për ndërtimin e shëndetit mendor dhe mirëqenies brenda komuniteteve dhe shkollave
NA FTONI
Ne mund të lehtësojmë trajnimet dhe punën në shkollën tuaj për mësuesit dhe nxënësit